Dardani, shqiptari i parë që ngjit malin më të lartë në Japoni

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.09.2025, 19:19

Një shqiptar nga Kosova ka shënuar një arritje të veçantë duke ngjitur malin më të lartë të Japonisë, Fuji (3776 metra).

Dardan Gashi, 31-vjeçar nga Lipjani dhe me banim në Mynih të Gjermanisë, beson se mund të jetë shqiptari i parë që ka prekur majën e këtij mali ikonë japonez.

Siç rrëfen për JOQ Albania, ngjitja ka qenë një sfidë e vërtetë që ka zgjatur rreth 9 orë në total: 5 orë ngjitje, 3 orë zbritje dhe një orë pushim në majë. Megjithatë, lodhja nuk e ndaloi për të arritur qëllimin e tij.

Nga maja, ai ndau foto ku shihet me bluzën me flamurin kuqezi dhe një kapele me mbishkrimin “UÇK”, duke shprehur krenarinë e tij kombëtare në një mënyrë të veçantë.

Kjo arritje është një shembull frymëzues për të gjithë shqiptarët, duke dëshmuar se me vendosmëri dhe kurajo, kufijtë nuk ekzistojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit