Qytetari merr gabimisht çelësat e makinës: “Mi kthe se më ke prishur punë!”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.09.2025, 16:11

Një episod i pazakontë është regjistruar në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë, ku një klient, pasi përfundoi blerjet në një dyqan, mori pa dashur çelësin e makinës që ndodhej mbi banak.

Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë shihet qartë momenti kur i riu, pas kryerjes së pagesës, shtrin dorën mbi banak dhe, krahas blerjeve, merr edhe çelësat duke i futur në xhep. Veprimi i tij duket se ishte i paqëllimshëm, por ka shkaktuar jo pak telashe.

Pronari i çelësave, i cili ka mbetur pa mundur të përdorë mjetin e tij, i bën thirrje të riut që të kontaktojë dhe t’ia rikthejë sa më shpejt, pasi mungesa e tyre i ka prishur shumë punë dhe e ka lënë në situatë të vështirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit