Barazia gjinore në Shqipëri, sfidë e madhe ende pa zgjidhje

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.09.2025, 15:52

Në Shqipëri gratë dhe burrat vazhdojnë të përballen me pabarazi të dukshme në shumë fusha të jetës. Në shumë raste, gratë në Shqipëri përballen me sfida të mëdha për t’u integruar në tregun e punës, për të përfituar paga të barabarta dhe për të qenë pjesë aktive në vendimmarrje.

Kjo tregon se përparimet e bëra janë ende të paplota dhe duhet bërë shumë më tepër për të arritur një shoqëri me mundësi të barabarta për të dyja gjinitë. Të dhënat e publikuara nga INSTAT në raportin “Gratë dhe Burrat në Shqipëri 2025” evidentojnë pabarazitë e qartë se pjesëmarrja e grave në tregun e punës është 69.3%, ndërsa e burrave është 82.3%.

Hendeku gjinor në paga arrin në 4.9%, duke treguar se burrat fitojnë më shumë mesatarisht. Në sektorin familjar, 14% e grave janë jashtë tregut të punës për shkak të detyrimeve shtëpiake, ndërsa vetëm 0.4% e burrave kanë të njëjtën arsye. Një problem i madh mbetet edhe dhuna në familje, me mbi 1,450 raste të raportuara gjatë vitit 2024, që tregon nevojën urgjente për politika ndërgjegjësuese.

Edhe pse gratë përbëjnë mbi gjysmën e popullsisë, ato ende janë të pakënaqura në përfaqësimin e tyre në pozicione vendimmarrëse dhe në pjesëmarrjen aktive në jetën sociale dhe ekonomike. Por si mund të ndërtojmë një shoqëri të shëndoshë ku barazia gjinore të mos jetë vetëm një shprehje në letra, por edhe realitet i prekshëm për të gjithë ne?

Qeveria duhet të fuqizojë masat që mbështesin gratë duke krijuar kushte më të mira për përfshirje në tregun e punës dhe duke ulur barrën e përgjegjësive familjare për to. Njëkohësisht, duhet të nxisë burrat që të marrin më shumë pjesë në detyrat shtëpiake dhe edukative, si dhe në vendimmarrje. Vetëm kështu mund të ndryshojë t situata dhe të ndërtojmë një shoqëri të barabartë për të gjithë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit