Qumësht apo allçi?! Qytetarja skandalizohet nga ajo që del nga paketimi

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 13.09.2025, 15:25

Një qytetar ka dërguar një denoncim në redaksinë tonë, duke ngritur shqetësimin për cilësinë e produkteve ushqimore që shiten në markete. Ai tregon se ka blerë qumësht me afat skadence deri në vitin 2026, por produkti rezultoi i prishur dhe i kthyer në gjizë.

Sipas mesazhit të qytetarit:
“Përshëndetje, si jeni? Ju lutemi, publikojeni pak. Të blesh qumësht në market dhe të dali gjizë. Të shkretët, çfarë hamë! E ka dhe skadencën në 2026, por ky ka skaduar që në 2025.”

Ky rast ngre pikëpyetje të forta mbi kontrollin e cilësisë dhe ruajtjes së produkteve ushqimore në treg. Autoritetet përkatëse, veçanërisht Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), pritet të marrin masa urgjente për të hetuar rastin dhe për të siguruar që produkte të tilla të mos rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit