Të punësuarit në shtet u shtuan ndjeshëm para zgjedhjeve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.09.2025, 15:06

Sipas INSTAT në tremujorin e dytë të vitit 2025, pak muaj para zgjedhjeve të 11 majit, numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 185,734 vetë, me një rritje vjetore prej 2,400 personash. Kjo rritje vjen në një kohë kur popullsia rezidente ka rënë në 2.36 milionë banorë, çka përkthehet në një të punësuar në shtet për çdo 12 banorë.

Raporti është ndjeshëm më i lartë se në fillim të viteve 2000. Të dhënat e Institutit gjithashtu pasqyrojnë një shtim të ndjeshëm të administratës publike në prag të zgjedhjeve të 11 majit, ndërkohë që Ministria e Financave raporton se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, fatura e pagave në sektorin shtetëror u rrit me 20%.

Në të njëjtën periudhë, të ardhurat buxhetore u zgjeruan me vetëm 6.7%, duke krijuar një diferencë të madhe mes ritmit të shpenzimeve dhe atij të të ardhurave, që ngre shqetësime për përdorimin elektoral të burimeve publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit