Pas më shumë se 30 orësh kërkim intensiv për vrasësin e aktivistit konservator Charlie Kirk, historia mori një kthesë të papritur: babai i dyshuarit, Tyler Robinson, ndërhyri për të kapur të birin.
Pas shpërndarjes së pamjeve dhe fotove të dyshuarit, babai në Utah i njohu ato dhe e pyeti drejt: “Tyler, je ti ky?” Djaloshi 22-vjeçar pranoi menjëherë: “Po, unë e kam vrarë.” Kur babai i sugjeroi të dorëzohej, Tyler u shpreh se do të preferonte të vriste veten sesa të përballej me autoritetet. Megjithatë, babai arriti ta bindë që të fliste me një pastor rinie, i cili bashkëpunonte me Shërbimin e Marsharëve të SHBA-së dhe Zyrën e Sheriff-it të Washington County.
Informacioni u transmetua shpejt tek autoritetet në Utah County dhe FBI. Pas një kërkimi të pasuksesshëm fillimisht, Tyler Robinson u arrestua vetëm disa orë pas një konference për shtyp ku autoritetet kërkonin ndihmën e publikut. Guvernatori i Utah-së, Spencer Cox, e përshkroi arrestimin si një “ngushëllim” dhe FBI raportoi se kishte marrë mbi 7,000 pista dhe informacione nga qytetarët.