“A ke rripa Victoria’ Secret”, pa pikë turpi gruaja vjedh bluzën te tregu ‘Çam’

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.09.2025, 13:58

Një ngjarje që me plot gojën mund të quhet e turpshme dhe banale ka ndodhur sot në kryeqytet, në tregun “Çam”. Një qytetare ka vendosur të eksperimentojë me një formë shumë origjinale të “blerjes”, vjedhjen e bluzës.

Pamjet e mbërritura pranë redaksisë tregojnë qartë sjelljen e saj: hyn në dyqan me një qetësi të çuditshme, vështron shitësen për t’u siguruar se askush nuk e vë re, dhe pastaj, me mjeshtëri, hedh bluzën në një nga qeset që mban me vete si të ishte një ritual i përditshëm.

Por absurditeti nuk mbaron këtu. Për të justifikuar praninë e saj në dyqan, zonja pyet shitësen në mënyrë të çuditshme: “A ke rripa reçipetash Victoria’s Secret?” Pasi merr përgjigjen negative, largohet. Fakti bëhet dhe më interesant kur mendon që një grua “zonjë” që kërkon “Victoria’s Secret” ta ulë e turpërojë veten duke menduar se ka gjetur sitin e duhur për të vjedhur.

Ky rast mbetet shembull se disa individë nuk mund të ndalojnë të tregojnë anën më degjeneruese të vetes… edhe për një bluzë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit