U vra në atentat, bashkëshortja e Charl Kirk mban fjalimin prekës: Britmat e kësaj vejushe do të jenë britma lufte!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.09.2025, 14:00

Në fjalimin e saj të parë që nga vrasja e Charlie Kirk, Erica Kirk foli me emocione të forta dhe mesazhe politike në Universitetin e Utah. Ajo premtoi të vazhdojë misionin e burrit të saj, duke i bërë thirrje të rinjve të angazhohen në politikë dhe të kthehen te besimi i krishterë. “Lëvizja që ndërtoi im shoq nuk do të vdesë”, theksoi ajo para audiencës së Turning Point USA.

Erica shprehu vendosmërinë për të vazhduar aktivitetet që Charlie kishte planifikuar, përfshirë turneun universitar dhe transmetimet në media. Ajo u shpreh se ndiente praninë e tij dhe se urtësia e tij do të vazhdojë të jetojë përmes punës së tyre. Fjalimi i saj u shoqërua me duartrokitje dhe emocion nga të pranishmit.

Në nder të Charlie Kirk, Shtëpia e Bardhë publikoi një video përkujtimore me momente nga fjalimet dhe citimet biblike të tij. Videoja u shpërnda me mesazhin: “Një patriot i patrembur dhe njeri me besim të palëkundur.” Ky gjest u mirëprit nga mbështetësit e tij dhe nënvizoi ndikimin e madh që ai pati në politikën konservatore amerikane.

“Nuk e kuptoni flakën që keni ndezur tek unë. Britmat e kësaj vejushe do të jehojnë në të gjithë botën si një britmë lufte. Lëvizja që ndërtoi im shoq nuk do të vdesë”, tha ajo. “E di që im shoq është ende këtu. Ai po na mbikëqyr”, tha ajo në një pikë tjetër të fjalimit të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit