Ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare Ajet Avdullaj, stilisti i para në vend

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.09.2025, 13:18

Ka ndërruar jetë krejt papritur në moshën 57-vjeçare, Ajet Avdullaj, një nga stilistët më të njohur dhe të dashur në Durrës. Avdullaj, i njohur për pasionin e tij për modën, ishte ndër të parët që ngriti pasarelat e para të modës në Shqipëri dhe krijoi një ndikim të jashtëzakonshëm në botën e modelimit dhe të modës shqiptare.

Ajeti ishte përgjegjës për shumë koleksione ikonikë që janë shfaqur në sfilata të ndryshme, ku janë veshur figura të njohura si Hygerta Sako, Valbona Çobo, dhe shumë modele të tjera. Ai ishte një mjeshtër i veshjeve elegante dhe gjithmonë krijonte koleksione që përfaqësonin traditën dhe modernitetin në mënyrën më të rafinuar.

Ateljeja e tij ishte një vend ku u vizituan politikanë të lartë dhe biznesmenë të njohur, të cilët mbajtin veshje të punuara me mjeshtëri nga duar të tij. Megjithatë, ai nuk ishte vetëm një artist, por edhe një njeri me virtyte të larta njerëzore që la pas një trashëgimi të fortë në botën e modës dhe në zemrat e të gjithë atyre që e njihnin.

Për fat të keq, Ajet Avdullaj humbi jetën për shkak të një ataku kardiak, duke lënë pas shumë dhimbje në familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Trishtimi për humbjen e tij është i madh, ndërsa ai do të kujtohet gjithmonë si një figurë e rëndësishme në zhvillimin e industrisë së modës shqiptare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit