Atentati në Shkodër me dy të plagosur dhe dy viktima, Ragip Gila përdori pistoletë dhe një ‘Scorpion’

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.09.2025, 10:08

Më poshtë janë dy armët që përdori autori i dyshuar i masakrës në Shkodër, Ragip Gila, gjatë një sulmi të armatosur të ndodhur pak ditë më parë. Ai hyri në një lokal të qytetit i armatosur me një pistoletë dhe një “Scorpion”, një pistoletë dhe i veshur me një jelek antiplumb. Gila hap i menjëhershëm zjarr me breshëri në drejtim të tavolinës ku ndodheshin Erogen Brajoviç dhe Armando Pali, duke shkaktuar kaos dhe frikë tek të pranishmit.

Si pasojë e këtij atentati, Armando Pali humbi jetën në vend, ndërsa Liridon Kraja, truproja i Brajoviçit, vdiq pas disa orësh në spital nga plagët e marra. Vetë Brajoviç, anëtar i fisit të Bajrave, mori tre plumba dhe mbeti i plagosur, ndërsa kamarierja Meri Kaceri, 25 vjeç, gjithashtu u plagos gjatë incidentit. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Autori i arrestuar për atentatin me dy të vrarë dhe dy të plagosur në një lokal pranë bashkisë së Shkodrës kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu. Ai u kap më 6 dhjetor 2023 gjatë një operacioni policor, ku iu sekuestruan një armë gjahu, municion luftarak, 7 jelekë antiplumbë, doreza, maska dhe paruke të gjitha elemente që ngrejnë dyshime mbi përgatitjen për ngjarje kriminale. Pavarësisht se ishte arrestuar për posedim të armëve dhe mjeteve të rrezikshme, Gila kishte arritur të rifitojë lirinë pak kohë më parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit