Në Shkodër, loti i dytë i KIR-Ndërlysaj të rrugës së Dukagjinit, i promovuar disa herë nga autoritete të larta si Benet Beci kryebahskiak i Shkodrës dhe kryeministri Edi Rama, vazhdon të mbetet një projekt që përfundon pa i plotësuar nevojat dhe sigurinë e banorëve. Pavarësisht promovimeve dhe premtimeve të shumta për përmirësimin e infrastrukturës, gjendja aktuale e rrugës mbetet e papranueshme dhe përbën një rrezik të vazhdueshëm për jetën e qytetarëve.
Përgjatë këtij procesi, ka pasur shumë kritika nga banorët dhe qytetarët që kërkojnë të ndërhyhet urgjentisht për të eliminuar çdo mundësi aksidenti. Shembja e gurëve dhe dherave gjatë reshjeve përbën rrezik të madh për banorët dhe vizitorët. Një qytetar ka dërguar video në redaksi ku shihet se si një masiv shkëmbor shkëputet dhe bie në rrugë duke paralajmëruar për rrezik serioz.
Përse kjo vepër, që është shpallur dhe promovuar si një nismë e rëndësishme, vazhdon të përbëjë kërcënim për jetën e qytetarëve? Pse nuk janë marrë masa për të mbyllur këtë hendek mes premtimeve dhe realitetit të përditshëm të banorëve të Dukagjinit? Kjo është një situatë që kërkon një reagim të menjëhershëm nga autoritetet përgjegjëse dhe një angazhim të fortë për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe vizitorëve që duan të vizitojnë këtë zonë.