Vajza e madhe e çiftit shqiptar, Anastasia, ka folur për tragjedinë që ndodhi në gusht, kur babai i saj vrau nënën në hyrje të pallatit, duke tronditur të gjithë komunitetin grek. Ajo deklaroi se të dy prindërit ishin fajtorë për ngjarjen tragjike, duke shtuar se "na lanë në mes të katër rrugëve" dhe se "nuk mund të gënjej, mami kishte një mik me të cilin babai ishte xheloz".
Anastasia shprehu dhimbjen e saj për humbjen e nënës dhe pranoi se nuk do ta harrojë kurrë këtë dramë që i shkatërroi jetën. Sipas saj, edhe pse babai e donte shumë nënën, ai nuk duhej ta kishte vrarë, duke e shtuar tragjedinë për fëmijët e saj.
Ajo foli gjithashtu për ndarjen që ka pasur me nënën e saj dhe për vuajtjet që po kalon pas humbjes së saj. "Më mungon mami im. Qaj çdo ditë, por po përpiqem të shërohem," tha Anastasia, duke treguar se është shumë e vështirë të jetosh pa të dy prindërit. Në këtë moment të vështirë, ajo po përpiqet të bëjë një fillim të ri dhe të rindërtojë jetën me ndihmën e familjes së babait të saj.