4 muaj e rrëzuar shtylla në Pekishtë, banorët thirrje publike: Rregullojeni

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.09.2025, 21:02

Banorët e fshatit Pekisht në Bashkinë e Belshit i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania lidhur me një problem që i shqetëson që nga muaji maj i këtij viti.

E gjitha lidhet me këtë shtyllë që po shikoni në foto. 4 muaj më parë shtylla që mban telat e tensionit u shkul nga vendi duke u anuar në murrin rrethues të një banese aty pranë. Banorët tregojnë se kanë njoftuar nëpërmjet telefonit disa herë elektriçistët, por sot e kësaj dite asnjë masë nuk është ndërmarrë.

Ata janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të vegjël, të cilët kalojnë çdo ditë pranë këtij vendi. Banorët e Pekishtës kërkojnë që OShEE të marrë masa dhe të rregullojë që nesër këtë shtyllë.

Denoncimi i plotë:

Shiko se çfarë po ndodh në fshatin Pekisht të Belshit. Shtylla ka rënë prej 4 muajsh dhe askush nuk vjen që ta rregullojë. Njerëzit i kanë marrë në telefon, por nuk vijnë. Problemi është se ka fëmijë që kalojnë pranë dhe është e rrezikshme. Ne jemi në Pekisht komuna Shez (gabina numër 1). Mund ta publikoni të bëjnë ndonjë gjë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit