Kujdes nga shtyllat në Durrës, tragjedia e djeshme mund të përsëritet

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.09.2025, 20:20

Papërgjegjshmëria e OShEE-së të drejtuar nga Enea Karakaçi dhe krebashkiakes së Durrësit Emiriana Sako, shkaktoi ditën e djeshme vdekjen e një 44-vjeçari në Durrës, i cili ishte babai i tre fëmijëve.

Fatbardh Kaloshi humbi jetën në mënyrë tragjike në orët e para të mëngjesit, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike të një shtylle korrenti. Telat e shtyllës ishin të zbuluar prej javësh dhe sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, redaksia jonë mësoi se OShEE ishte vendosur në dijeni për këtë situatë por nuk veproi, duke i hapur rrugë asaj që ndodhi.

Duket se shtylla që i mori jetën Fatbardhit dhe la jetim 3 fëmijët e tij nuk është e vetmja në qytetin e drejtuar nga Emiriana Sako. Një denoncim për një rast të ngjashëm ka mbërritur pranë redaksisë sonë për një shtyllë që ndodhet në lagjen nr.12.

Sikurse mund të shihet nga pamjet, telat e shtyllës janë të këputur dhe të ekspozuar në pjesën e saj të jashtme. Banorët tregojnë se kjo është një zonë ku fëmijët luajnë dhe kalojnë kohë me njëri-tjetrin. Ata gjithashtu i tremben përsëritjes së tragjedisë së një dite më parë.

Në mesazhin e tyre për redaksinë tonë, një qytetar shkruan: “Përshëndetje JOQ! Jam një qytetar nga Durrësi dhe marr shkasë nga vdekja e atij djalit te shtylla e korrentit. Dua të denoncoj një rast tjetër të një shtylle tensioni e cila është një nga të shumtat që sheh në qytetin e Durrësit. Dhe sa duhet të vdesin që bashkia të vendosë dorë? Këtu ndodhemi të lagjja 12. Theksoj se është lagje ku luajnë shumë fëmijë.

Rasti po publikohet nga ana jonë dhe i bëjmë thirrje publike OShEE dhe Bashkisë Durrës, që të marrë të gjitha masat e nevojshme për monitorimin e situatës në terren. Veprimet duhen bërë sa më parë, në mënyrë që ajo që i ndodhi Fatbardhit të pafajshëm, të mos i ndodhë një tjetër qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit