Qeveria spanjolle ka miratuar një projektligj të ri kundër pirjes së duhanit, me qëllim kufizimin e aksesit të të rinjve dhe përmirësimin e shëndetit publik. Ligji zgjeron zonat pa duhan, ndalon shitjen e cigareve elektronike njëpërdorimshe, ndalimin e reklamave të duhanit dhe vendos gjoba për prindërit e të miturve që pinë duhan.
Pirja e duhanit dhe përdorimi i cigareve elektronike do të ndalohet në automjete komerciale, pishina, kampuse universitare, stacione transporti dhe tarraca restorantesh e bareve. Të gjitha produktet e duhanit, përfshirë cigaret elektronike, produktet bimore dhe pajisjet e ngrohjes së duhanit, do të trajtohen njësoj si cigaret tradicionale.
Ligji parashikon tre nivele gjobash: të lehta (100–600 euro) për shkelje të thjeshta, serioze (601–10,000 euro) për shkelje më të rënda si shitja tek të miturit, dhe shumë serioze (10,000–600,000 euro) për reklamim dhe sponsorizim të duhanit. Qeveria thekson se reforma synon të përforcojë mbrojtjen e shëndetit publik dhe të zvogëlojë ekspozimin ndaj duhanit, veçanërisht tek të rinjtë. Sipas të dhënave të Bashkimit Europian, rreth një e katërta e spanjollëve mbi 15 vjeç pinë duhan.