Të shtruar në spital, Enveri dhe Suzana kanë nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.09.2025, 19:32

Kontribuo nga linku GoFundMe!

Një apel i dhimbshëm vjen nga Kraja e Tivarit, aty ku një çift bashkëshortësh Enveri dhe Suzana, po përballen me një sprovë të rëndë të jetës. Të dy ndodhen të shtruar në Spitalin Memorial në Turqi, pasi janë diagnostikuar me sëmundje të rënda kanceroze.

Gjithçka nisi në mars, kur Enverit iu zbulua kanceri “Non-Seminoma”. Mjekët në Podgoricë i sugjeruan që të kurohej në Turqi, dhe pavarësisht vështirësive ekonomike, ai u nis me kursimet e pakta të familjes për të filluar kimioterapinë. Por fatkeqësitë nuk u ndalën këtu. Në prill, edhe Suzana bashkëshortja e tij, pas disa analizave në Turqi u diagnostikua me “Melanoma” të përhapur në mëlçi.

Të dy bashkë burrë e grua, hynë në një betejë të ashpër, duke shpenzuar gjithçka që kishin, madje duke marrë borxhe nga miq e dashamirë. Kurimet e tyre filluan të japin shenja përmirësimi, por pak muaj më pas sëmundja u rikthye, duke i goditur përsëri rëndë.

Sot, mjekët rekomandojnë trajtime shumë të kushtueshme: Enveri duhet t’i nënshtrohet transplantit të qelizave autologe në palcën kurizore, ndërsa Suzana duhet të marrë një terapi të personalizuar gjenetike me disa seanca. Shuma që kërkohet për këto ndërhyrje është rreth 250 mijë dollarë, një barrë e papërballueshme për familjen.

Familjarët e tyre me zemrën në dorë, kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të kontribuojë. Çdo shumë, sado e vogël, mund të bëhet një gur themeli për shpëtimin e jetës së Enverit dhe Suzanës. Ata duan vetëm një mundësi të jetojnë, të shërohen dhe të vazhdojnë jetën krah njëri-tjetrit.

Le të bëhemi bashkë dhe të japim shpresë atje ku ato po shërohen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit