Vrasja e Charlie Kirk: 22-vjeçari Tyler Robinson e vrau se ishte ‘fashist’, rrezikon dënim me vdekje

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.09.2025, 18:11

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Utah, ku 22-vjeçari Tyler Robinson vrau aktivistin konservator Charlie Kirk, duke e justifikuar veprimin me urrejtjen ndaj pikëpamjeve të tij dhe duke e cilësuar si “fashist”. Ironikisht, vetë Robinson përdori dhunën për të heshtur një zë që nuk i pëlqente, duke vepruar si ai që e akuzonte.

Guvernatori i Utahut, Spencer Cox, konfirmoi se i dyshuari veproi i vetëm dhe se nuk ka prova që dikush tjetër të jetë përfshirë. Robinson u arrestua në Qarkun e Washingtonit, disa orë larg vendit ku jetonte familja e tij. Zyrtarët e Utahut kanë thënë më parë se do të kërkojnë dënimin me vdekje për të dyshuarin për të shtënat ndaj Charlie Kirk.

Juta, ku ndodhën të shtënat, është një nga pesë shtetet e SHBA-së që ka aktive dënimin me vdekjen me pushkatim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit