Shtyllat elektrike në Durrës “mina me sahat”, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga OSHEE e Bashkia

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.09.2025, 18:06

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me një shtyllë elektrike gjatë përmbytjeve që përfshinë zonën.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në lagjen nr. 5 të qytetit, ku prania e ujit në rrugë dhe mungesa e sigurisë elektrike rezultuan fatale.

Sipas dëshmive të banorëve, vetëm pasi ndodhi tragjedia, autoritetet ndërhynë për të ndërprerë energjinë në shtyllën ku ndodhi aksidenti.

Një banore e zonës, e cila ka ngritur shqetësimin për gjendjen alarmante të infrastrukturës elektrike në lagje thotë se shumica e shtyllave të ndriçimit në lagje janë të hapura dhe të ekspozuara, duke përbërë rrezik të madh, sidomos për fëmijët.

Ajo shton se vetëm tre prej tyre janë të mbuluara siç duhet, ndërsa pjesa tjetër janë tërësisht të pambrojtura.

"Duhet të vdesë dikush që të ndërhyhet në këtë vend. Kam frikë për fëmijët. Nuk dua të dukem si spiune, por kjo është diçka që më shqetëson shumë," – thotë ajo, ndërsa apelon që ngjarja të mos harrohet, për të mos lejuar që viktima tjetër të jetë thjesht çështje kohe.

Kjo tragjedi ka rikthyer në vëmendje nevojën për mirëmbajtjen dhe inspektimin e rregullt të rrjetit elektrik, veçanërisht në zonat urbane ku përmbytjet janë të shpeshta.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga OSHEE dhe bashkia, për të parandaluar ngjarje të tjera tragjike. Ata i bëjnë thirrje institucioneve të mos kufizohen vetëm në reagime pas fatkeqësive, por të marrin masa parandaluese për sigurinë e qytetarëve.

Denoncimi i banorëve:

Tani ne këto momente po e heqin korentin data 12. Duhet te vdese dikush qe te behet diçka ne vendin tone Por do ju tregoj sa shtylla korenti rralle ka te hapura qe përbejnë rrezik

Keto jane te gjitha shtyllat e dritave te rruges lagja 5 te gjitha te hapura. Vetem keta te tre jane te mbuluar a nuk duhet te jene te gjitha keshtu?

Keshtu te zbuluara jane te gjitha.. keta te treja jane me tutje.por e gjithe lagja eshte keshtu te pakten ne lagjen time

Tani erdhen ata vetem e hoqen korentin nga ajo shtylle.vetëm kaq.shtylla aty eshte dhe azgje me teper asnje mase per te tjerat. Se po dukem si spiune por eshte diçka qe me shqetëson shume kam frike per femijet. Ne kete vend ka shume gjera qe na shqetësojnë por te pakten te ngremë zerin sa eshte gjeja e freskët qe te meren masat sepse po u harrua ngjarja e sigurt qe do harrohen te gjitha deri kur te dale viktima tjeter.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit