“Muret e Portës” drejt restaurimit, rijetëzimi i monumentit të kulturës në Porto Romano

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.09.2025, 17:49

Një nga monumentet më të hershme të Durrësit, Muret e Porto Romanos, do t’i nënshtrohen një procesi të plotë restaurimi. Ky monument i kategorisë së parë, që daton në shekullin VI të erës sonë, është pjesë e trashëgimisë kulturore që dëshmon për historinë urbane të qytetit bregdetar.

Së fundmi është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të kulturës dhe shoqërisë koncesionare “PORTI MBM”, e cila do të mbulojë të gjitha shpenzimet për ndërhyrjet restauruese. Projekti parashikon ruajtjen, rijetëzimin dhe rikthimin e mureve në një gjendje të denjë për t’u vizituar nga publiku.

Sipas marrëveshjes, monumenti do të mbetet nën administrimin e institucioneve të trashëgimisë kulturore, duke garantuar jo vetëm mirëmbajtjen, por edhe aksesin për qytetarët dhe turistët. Kjo lëvizje shihet si një hap i rëndësishëm për shpëtimin e një prej dëshmive të rralla të qytetërimit në Durrës, që deri më sot ishte lënë në harresë.

Me këtë ndërhyrje, Muret e Porto Romanos nuk do të jenë më thjesht një kujtim i gurëzuar i historisë, por një vlerë e gjallë që pritet t’i japë jetë dhe identitet të ri trashëgimisë kulturore të qytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit