Rrezik në Vlorë: Kabulli elektrik i hapur kërcënon jetën e banorëve

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.09.2025, 16:22

Një skandal i vërtetë po ndodh në pallatin nr. 1240, mbrapa ish-Mapos së vjetër, pranë Pallatit “NB Rinia” në Vlorë. Prej ditësh një kabëll elektrik që mbart korent është lënë i ekspozuar në hyrje të pallatit, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve.

Më të prekurit janë fëmijët që luajnë çdo ditë para pallatit, të pafajshëm dhe të pavetëdijshëm për rrezikun e madh që i kanoset. Një hap i gabuar pranë kabllit mund të kthehet në tragjedi të pakthyeshme. Banorët e zonës tregojnë se kjo është trajtuar vetëm si një “zgjidhje provizore”, e cila është lënë në harresë prej kohësh, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë asnjë masë konkrete për ta zgjidhur problemin përfundimisht.

Banorët theksojnë se situata është jashtë çdo kontrolli dhe se rreziku për të ndodhur një aksident serioz është i lartë. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për të siguruar kabllin dhe për të mbrojtur jetën e fëmijëve dhe të gjithë komunitetit që jeton aty.

Situata e krijuar nxjerr në pah moskujdesin dhe vonesat në reagimin e institucioneve për të garantuar sigurinë e qytetarëve, duke lënë banorët në ankth për çdo moment që kalojnë pranë hyrjes së pallatit.

Banorët kërkojnë veprime të menjëhershme për të eliminuar këtë rrezik dhe për të parandaluar një tragjedi të mundshme. Edhe sa tragjedi si ajo e Durrësit duhet të ndodhin që OSHEE të zgjohet nga gjumi?

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje! Ju vë në dijeni të situatës në pallatit 1240 në Vlorë mbrapa ish-mapos së vjetër te Pallati NB Rinia se ky kabëll ka korent dhe jeta e banorëve është në rrezik, fëmijë luajnë para pallatit dhe OSSHE të marr masa të menjëhershme sepse është një zgjidhje provizore por askush nuk kujtohet, flm!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit