Kjo video e veçantë vjen nga Paskuqani, aty ku ky zotëri është filmuar teksa ka qenë duke iu falur Zotit.
Sikurse shihet në pamje, ai ka lidhur kalin e tij të ngarkuar me bar, dhe përpara vetes ka hapur sexhaden për t’u falur. Pamja e tij e qetë dhe e përulur preku zemrën e një të riu që ndodhej aty pranë, i cili vendosi ta filmonte këtë skenë.
Në mesazhin e tij për JOQ Albania ai shkruan: “Ai që do t’i falet Zotit e gjen kohën dhe vendin. Zoti ia pranoftë. Është në Paskuqan. Do më falë gjyshi shumë që i kam bërë video pa i thënë, por mu mbush zemra kur e pashë që po i falej Zotit.”
Ky rast duhet të shërbejë si një reflektim për gjithsecilin nga ne, për të kuptuar se sa e rëndësishme është lidhja që duhet të kemi me Krijuesin. Duhet ta kujtojmë dhe falenderojmë Atë për çdo moment që na dhuron, dhe jo vetëm kur jemi në vështirësi.
Kjo video e veçantë vjen nga Paskuqani, aty ku ky zotëri është filmuar teksa ka qenë duke iu falur Zotit. pic.twitter.com/sHxAMqxlyx
— JOQ Albania (@JoqAlbania) September 12, 2025