Shqiptarja e Kosovës denoncon kuksianen: E mora për dado por fuste një burrë në banesë, më grabiti

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.09.2025, 15:58

Një nënë, shqiptare e Kosovës e cila jeton në Gjenevë, me qëllim për të siguruar kujdesin më të mirë për fëmijën e saj, kishte punësuar si dado një vajzë nga Kukësi me emrin Artiola Idrizi. Që më ditën e parë të punës, Artiola ka shfaqur sjellje të papërgjegjshme.

Denoncuesja shprehet për TVA News se dado nga Kukësi në vend që të kujdesej për fëmijët, fuste në shtëpinë e denoncuese një burrë, të panjohur. Për TVA, qytetarja thotë se dado e kishte prezantuar personin në fjalë si të fejuar, por kjo nuk e justifikon.

Pas kësaj dado ka vendosur të largohet. Në këtë moment pronarja e banesës, pra nëna e fëmijëve ka vënë re se disa sende personale me vlerë, përfshirë një orë Apple me vlerë 449 franga zvicerane si dhe disa rroba të reja me etiketë, ishin zhdukur.

Megjithëse iu lut me mirësi që t’i kthente sendet dhe i premtoi se do ta falte për gjithçka, Artiola fillimisht u justifikua dhe më pas nuk iu përgjigj më as në telefon apo mesazhe duke i bërë bllok qytetares e cila denoncon këtë rast të turpshëm.

Denoncuesja kërkon ndihmë për të identifikuar ndonjë të afërm të dados, por mbi të gjitha, kërkon rikthimin e sendeve që i janë vjedhur, të cilat kanë jo vetëm vlerë materiale, por edhe emocionale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit