Fiks në ditën e prezantimit të qeverisë së re, 11 shtator, por edhe gjatë ditës së sotme 12 shtator kur nisi sesioni i ri parlamentar, në Valbonë ka nisur një aksion i furishëm për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Një ditë më parë, dhjetëra forca policie shoqëruan ekipet e IKMT-së në shembjen e rreth 8 godinave, të cilat sipas autoriteteve ishin ngritur pa leje të posaçme brenda një zone të shpallur Park Kombëtar.
Aksioni ka vijuar edhe këtë të premte, ku është parashikuar prishja e 12 ndërtesave të tjera. Disa turistë që kishin shkuar për të pushuar kanë mbetur të habitur nga forcat e shumta të policisë dhe fadromat që kanë parë në zonë.
Ky operacion vjen pas aksionit të ngjashëm në Theth, ku shembja e ndërtesave akomoduese u shoqërua me përplasje mes banorëve, policisë dhe punonjësve të IKMT-së.