“Kiss Kiss!” Gjyshi nga Elbasani i qepet vajzës së re: Turp!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.09.2025, 14:39

Duket se ky fenomen nuk ka fund në Shqipëri! Të moshuar që ngacmojnë vajzat e reja sa vijnë dhe po shtohen në rrugët dhe qytetet e vendit tonë.

Deri më tani kemi publikuar disa raste të ngjashme të këtij fenomeni të pështirë, ndërsa sot sjellim një rast që vjen nga qyteti i Elbasanit. Ky gjysh i moshuar i veshur me shapka, pantallona, një këmishë të hekurosur dhe që mban një palë syze, është filmuar teksa bën gjeste provokuese ndaj një vajze.

E reja tregon se kishte shkuar në Elbasan për të kryer disa punë të saj, por u gjend përballë këtij ngacmimi të drejtpërdrejtë që nuk i pëlqeu aspak. Ajo thotë se gjyshi në video iu afrua duke e pyetur nëse do të dëshironte të pinin një kafe, por vajza e injoroi duke u larguar nga aty ku po qëndronte.

Pak më tej ajo nxori telefonin dhe filmoi këtë video. Sipas saj, ky i moshuar është një ngacmues i vajzave në rrugë, pasi u bën atyre veprime të papërshtatshme. “Ky kapte gjoksin e tij dhe e shtërngonte. Këto lloj pleqsh duhet të varr*n në mes të qytetit se nuk marrin vesh. Turp për ta dhe familjen,” shkruan vajza.

Në pamje mund të duken të gjitha veprimet e çuditshme të këtij të moshuari.

Denoncimi i plotë:

Përshëndetje JOQ, sot në Elbasan pashë këtë. Plaku që ngacmonte, fliste dhe bënte veprime të shpifura. Më erdhi ngjitur dhe vetëm më shikonte. Unë ndërrova vend! Ai iku më andej, unë bëja sikur rrija në telefon dhe e filmova.

Kaloi dhe më tha “Do pijmë një kafe”? Unë nuk reagova. Pastaj bënte këto veprimet e tjera. Kapte gjoksin e tij e shtërngonte, po nuk e bëra dot video u kujtova nga fundi ta filmoja. Nja 10 minuta mos them më shumë, këto gjeste ka bërë.

Nuk e njoh as nuk e kam parë ndonjëherë sepse nuk jam nga Elbasani, por thjeshtë isha këtu për disa punët e mija. Unë jam 22-vjeçe por thjeshtë është shumë turp sepse ai mund ta bëjë edhe me më të vogla.

Këto lloj pleqsh duhet të varr*n në mestë qytetit që të marrin mësim, se këto ndryshe nuk marrin vesh. Ju lutem publikojeni videon dhe shkrimin tim që ta shohin të gjithë, dhe familjarët që ka, t’i vijë zor. Turp!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit