Gazeta zvicerane: Rama e ndaloi Tik Tok për propagandë, jo për sigurinë e fëmijëve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.09.2025, 13:49

Gazeta prestigjioze zvicerane Neue Zürcher Zeitung i ka kushtuar një artikull kritik ndalimit të TikTok në Shqipëri, duke e konsideruar këtë vendim si pjesë të një projekti personal të kryeministrit Edi Rama për të përdorur Shqipërinë si “laborator testimi për masa politike kontraverse”. Sipas medias zvicerane, ndalimi u bë me justifikimin për të ndalur dhunën mes të rinjve, por vetë platforma TikTok e hodhi poshtë këtë pretendim, duke deklaruar se adoleshentët e përfshirë në incidentin tragjik nuk kishin llogari në TikTok.

NZZ thekson se ndalimi i TikTok nuk ka pasur asnjë efekt real, pasi përdoruesit shqiptarë kanë gjetur mënyra për të hyrë në platformë përmes VPN-ve, me një rritje rekord prej 1200% në përdorimin e tyre. Madje, qeveria vetë nuk e ka zbatuar me serioz vendimin, pasi edhe figura të larta të Partisë Socialiste, si kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj, vazhdojnë të postojnë aktivisht në TikTok. Kjo, sipas gazetës, tregon se ndalimi ishte një veprim propagandistik për të larguar vëmendjen nga skandalet e brendshme, përfshirë korrupsionin.

Artikulli vë në dukje se Edi Rama po eksperimenton me masa politike të paprecedenta për të tërhequr vëmendjen e BE-së dhe për të forcuar pozicionin e tij ndërkombëtar. Këtu përfshihen jo vetëm ndalimi i TikTok, por edhe ide si ministri e kontrolluar nga inteligjenca artificiale, shoqëri pa para fizike, dhe qendrat e debatueshme të deportimit për azilkërkuesit. Sipas ekspertëve të cituar në shkrim, këto iniciativa kanë më shumë lidhje me imazhin personal të Ramës sesa me interesin publik të qytetarëve shqiptarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit