Një ditë para fushatës, kandidati i Guxo në Gjilan tërhiqet nga gara për kryetar!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.09.2025, 13:46

Një ditë para fillimit të fushatës, kandidati për kryetar të Gjilanit nga Guxo Ilir Poroshtica, është tërhequr nga gara.

Poroshica ka thënë se vendimin për tërheqjae nga gara, e mori për arsye perosnale, pas shumë reflektimesh dhe përgjegjësie qytetare.

“Pas shumë reflektimesh dhe përgjegjësie qytetare, për arsye personale, tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Gjilanit.

Falënderoj çdo qytetar që më mbështeti. Si pjesëmarrja në garë, si heqja dorë, janë akt i vetëpërcaktimit. Pavarësisht largimit të shpejtë nga gara, dorëheqjes nga anëtarësia dhe çdo pozicion partiak, do të vazhdoj të kontribuoj në shoqëri, siç kam bërë vazhdimisht”, ka shkruar Poroshica në Facebook.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit