Masakra e Shkodrës, çfarë dëshmoi Mustafa Lici për lidhjen me autorin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.09.2025, 12:50

Hetimet për masakrën e Shkodrës po thellohen çdo ditë, ndërsa Policia ka rindërtuar përmes kamerave të sigurisë lëvizjet e Ragip Gilës, autorit të dyshuar, para dhe pas ngjarjes së rëndë. Pas arrestimit, Gila është shoqëruar nga uniformat blu për të treguar itinerarin e largimit, por shpjegimet e tij kanë rezultuar kontradiktore.

Në kuadër të hetimit është marrë edhe dëshmia e Mustafa Licit, lidhur me banesën e motrës së tij ku u sekuestruan armë, municione dhe një dron. Sipas gazetares Lala ai ka deklaruar se motra jeton jashtë vendit dhe banesën e kishte dhënë me qira, duke u shprehur i gatshëm t’i dorëzojë autoriteteve kontratën e qirasë.

Ndërkohë, dyshimet e policisë nuk ndalen vetëm tek Ragip Gila. Krahas Barush Bregut dhe 17-vjeçarit të shpallur në kërkim, dyshohet se ai ka patur edhe bashkëpunëtorë të tjerë. Pista kryesore e hetimit lidhet me larjen e hesapesh nga një grup kriminal, i cili dyshohet se ka urdhëruar ekzekutimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit