Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zyrtarizuar drejtimin e ri të grupit parlamentar të PD-së, duke konfirmuar edhe njëherë Gazment Bardhin në krye.
Në kryesinë e re janë përfshirë disa deputetë me detyra të reja. Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti do të mbajnë postin e nënkryetarëve të grupit, ndërsa Elda Hoti është zgjedhur sekretare. Për rolin e zëdhënëses është caktuar Ledina Alolli.
Deputeti Agron Gjekmarkaj do të vijojë të ushtrojë funksionin e Nënkryetarit të Kuvendit.
“Propozoj kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Udhëhoqi grupin në kushte shumë të vështira. Me drejtimin e tij do të njohë performancë të re gjatë kohëve që vijnë. Dhe nënkryetar Kuvendi, Agron Gjekmarkaj. Nënkryetar të grupit parlamentar Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti. Dy të rinj me formim dhe kontribut politik. Sekretare Elda Hoti, detyrë që e ka kryer edhe si deputete edhe si sekretare. Dhe zëdhënëse Ledina Alolli. Sot konstituojmë grupin dhe nesër dhe pasnesër caktojmë përfaqësuesit tanë në Komisionet Parlamentare. I uroj suksese Kryesisë së re. Së bashku do caktojmë përfaqësuesit tanë në komisione,” – tha Berisha.
Bujar Leskaj i doli kundër Sali Berishës për emërimin e Bardhit në krye të grupit parlamentar.