Bardhyl Kaloshi, jeta e të cilit u mor padrejtësisht nga neglizhenca e OSHEE

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.09.2025, 12:37

Personi në foto është 42-vjeçari Bardhyl Kaloshi i cili humbi jetën në rrugën “Mujo Ulqinaku”, pranë stadiumit, pasi ra në kontakt me një shtyllë elektrike të zhveshur në një rrugë të përmbytur nga reshjet. Kaloshi, baba i tre fëmijëve, ishte duke kaluar në këmbë kur u përfshi nga rryma dhe humbi jetën në vend, pa mundur të ndihmohej nga kalimtarët që u tërhoqën nga frika e rrezikut.

Bizneset pranë zonës treguan se shtylla kishte kohë që paraqiste rrezik për jetën, pasi prej ditësh kishte shpërndarje të rrymës për shkak të lagështirës dhe dëmtimit. Pavarësisht denoncimeve të banorëve as OSHEE dhe as Emirjana Sako e bashkisë Durrës nuk morën asnjë masë në mënyrë që të parandalohej kjo tragjedi e rëndë që tronditi qytetin bregdetar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit