Dy të rinj shqiptarë vjedhin një “Audi” dhe aksidentohen, njëri vdes në vend

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.09.2025, 12:17

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Bolognës, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas një aksidenti tragjik me një automjet të vjedhur.

Sipas autoriteteve italiane, dy të rinjtë shqiptarë ndodheshin në një makinë tip Audi, e cila rezulton e vjedhur, kur tentuan t’i shpëtonin një kontrolli policor. Ngjarja ndodhi në momentin kur automjeti, ndalur në një semafor në Via Tolmino, u vu re nga një patrullë policie. Sapo semafori u bë jeshil, drejtuesi i mjetit rriti ndjeshëm shpejtësinë dhe u largua me vrull, duke injoruar urdhrin për të ndaluar. Policia nisi ndjekjen.

Arratisja përfundoi tragjikisht në kryqëzimin Via Murri dhe Via dei Lamponi, ku drejtuesi i mjetit, një 19-vjeçar shqiptar, humbi kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë dhe makina doli nga rruga. Ajo u përplas fillimisht me një shtyllë ndriçimi dhe më pas me disa automjete të parkuara. Përplasja ishte fatale për pasagjerin, një 18-vjeçar, i cili humbi jetën në vend, ndërsa shoferi u plagos dhe u dërgua në spital në gjendje të stabilizuar.

Identitetet e të rinjve nuk janë bërë ende publike nga autoritetet. Sipas burimeve policore, 18-vjeçari i ndjerë kishte precedentë penalë për vjedhje dhe rezistencë ndaj arrestimit, ndërsa 19-vjeçari rezulton pa të kaluar kriminale.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit, përfshirë edhe origjinën e automjetit të vjedhur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit