Burri në Astir hedh plehrat nga ballkoni rrezikon fëmijët dhe ndot vendin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.09.2025, 12:13

Një fenomen i rrezikshëm dhe i papranueshëm po shqetëson banorët e kompleksit “Fratari” në zonën e Astirit. Sipas denoncimeve të ardhura nga qytetarët, disa persona hedhin mbeturina direkt nga ballkonet e pallateve, duke kthyer hapësirat e përbashkëta në një vatër ndotjeje dhe rreziku.

Banorët shprehen të indinjuar, duke theksuar se jo vetëm që jetesa në këto kushte është e padurueshme, por mbi të gjitha vihet në rrezik jeta e fëmijëve që luajnë aty pranë.

Situata është përshkruar si alarmante, plehra, shishe, mbetje ushqimore dhe madje edhe sende të forta hidhen nga lartësi të konsiderueshme, duke rrezikuar seriozisht kalimtarët. Ky fenomen jo vetëm ndot mjedisin, por është edhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve.

Banorët i bëjnë apel autoriteteve dhe policisë që të marrin masa urgjente për ndëshkimin e personave përgjegjës.

Ky nuk është një rast i izoluar, por një problem i përsëritur në disa lagje të Tiranës, ku mungesa e ndëshkimeve ka bërë që papërgjegjësia e disa individëve të kthehet në një rrezik publik.

Denoncimi:

Data 12 shtator 2025, shikojeni si na rrezikohet jeta e fëmijëve poshtë pallatit plus na mbytën mbeturinat duke i hedhur nga ballkoni, plehrat si ky zotëria. Shikojeni vet çfarë ndodh te kompleksi "Fratari" në Astir. Jeni të lutur ta postoni që dhe policia të marri masa të vendosin para drejtësisë këta monstra pasi po na rrezikohen fëmijët nga mbeturinat gjithë sëmundje plus larg qoftë po t'i bjeri kokës ndonjë fëmije. Shpresojmë që policia të marri masa pas publikimit tuaj. Seriozisht është problem, na mbyti era e keqe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit