Në zonën e Kombinatit, pranë shkollës Betim Muça, ka ndodhur një konflikt i ashpër mes policisë dhe tregtarëve të fruta-perimeve. Ngjarja ka shqetësuar shumë banorët e zonës, veçanërisht fëmijët që ndodheshin pranë dhe u tmerruan nga tensioni.
Sipas dëshmive, policia ka tentuar të mbyllë aktivitetin e tregtarëve të fruta-perimeve, çka shkaktoi përplasje fizike me grushte mes palëve. Sherri përfundoi me grushte dhe tensione të larta mes tregtarëve dhe efektivëve të policisë.
Banorët dhe dëshmitarët kërkojnë që kjo ngjarje të bëhet publike, duke shprehur shqetësimin për sigurinë në zonë.
Mesazhi i qytetarit:
“Një sherr ka ndodhur në Kombinat, te shkolla ‘Betim Muça’, ku janë tmerruar fëmijët nga kjo ngjarje. Disa policë janë zënë me tregtarët me grushta dhe janë kërcënuar. Ju lutem ta bëni publike, pasi policia është kërcënuar nga familjarë. Policia tentoi të mbyllte një pikë shitjeje me fruta e perime dhe kështu u konfliktuan. Zotëria që rrahu policin i tha: ‘Të njoh kush je, e di ku e ke shtëpinë dhe lokalin, i njoh edhe familjen’. Një polic nxori armën, por kolegët e ndaluan. Nuk arrita ta filmoja, sepse u tremba.”