Kaos në trafikun e Freskut, banorët: Situata po na kushton vendin e punës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.09.2025, 11:57

Zona e Freskut po përballet çdo ditë me një situatë kaotike në trafik, e cila po rëndon ndjeshëm jetën e banorëve.

Një qytetare, që kërkon të mbetet anonime, ka raportuar se rruga e përditshme nga banesa në drejtim të qendrës së Tiranës është kthyer në një stres të vazhdueshëm dhe një kërcënim serioz për vendin e punës.

Sipas qytetares, nisja nga shtëpia bëhet që në orën 06:30 të mëngjesit, por mbërritja në qendër arrihet vetëm pas orës 08:20, për shkak të trafikut të rënduar dhe mungesës së organizimit në rrugë. Autobusët janë tepër të mbingarkuar, ndërsa automjetet janë të parkuara në mënyrë të parregullt, duke bllokuar qarkullimin dhe vështirësuar më tej situatën.

Problemi është kthyer në burim stresi dhe ankthi të përditshëm për banorët, të cilët ndihen të pambrojtur dhe të lënë pas dore nga institucionet përgjegjëse. Ata shprehen se ndihen të frikësuar edhe për të ngritur zërin publikisht, për shkak të mungesës së sigurisë dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre.

Qytetarët theksojnë se gjendja reale është shumë më e rëndë dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet përkatëse.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje! Si jeni? Ju lutem dua te ndaj me ju nje problem qe na eshte kthyer ne Mankth stres e po na heqi nga puna Zona freskut trafiku .. Pargjeshmeri totale

Dalim ne 6 e 30 nga shpia e arrijm ne 8 e 20 ne qender, me zor hypim ne autobuz, makina te parkuara keq. Ju lutem anonim

Se kemi frik dhe per te drejtat tona dhe nje problem madhor dhe po na rendon nga te gjitha drejtimet. Kam arrit te kam vetem pak foto..por te dilni dhe te shifni vete eshte nje tmerr I vertet

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit