Tre të vdekur dhe dy të lënduar në aksident në autostradën Shtip-Radovish

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.09.2025, 13:45

Tre punëtorë humbën jetën dhe dy u lënduan rëndë në një aksident të rëndë trafiku në autostradën Shtip-Radovish, me ç’rastë një furgon që transportonte punëtorë ra nga ura e lumit Baltaliska këtë mëngjes, pranë fshatit Lakavicë të Shtipit.

Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik “Pance Karagjozov”, Goran Andonov, për AIM-n tha se ekipi mjekësor i Shërbimit të Mjekësisë Emergjente ka shpallur dy persona të vdekur në vend, ndërsa punëtori i tretë ka ndërruar jetë më vonë nga plagët e marra.

Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për punëtorë të huaj nga Bangladeshi që punonin për një kompani të Strumicës. Një punëtor dhe shoferi i furgonit janë gjithashtu të lënduar.

Drejtori i Spitalit Klinik të Shtipit, Vladko Zahariev, për AIM-n tha se një person aktualisht është i shtruar në spital dhe po kontrollohet nga mjekët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit