Ana Dajko: Morëm 64,000 mandate

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.09.2025, 11:39

Ana Dajko, e vetmja deputete që do të përfaqësojë koalicionin "Nisma Shqipëria Bëhet" në Kuvend, u shfaq sot për herë të parë para kamerave mes emocionesh të forta.

60-vjeçarja, e vënë në qendër të vëmendjes për shkak të konfliktit publik mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, nuk i shpëtoi as lapsuseve gjatë komunikimit me gazetarët.

“64 mijë mandate… 64 mijë vota doni të thoni,” – e korrigjoi gazetarja, ndërsa Dajko u përpoq të ruante qetësinë në ditën e saj të parë si përfaqësuese e re e Kuvendit.

E pyetur nëse do të kishte dashur të ishte ajo sot këtu pas përplasjes mes dy liderëve të koalicionit, ajo u përgjigj: “Jo..."

Koalicioni fitoni një mandat me 64 mijë vota, teksa Dajko në një lapsus mes emocionesh, i ka përkthyer në mandate për koalicionin e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit