Vasil Llajo që rropi shqiptarët gjatë COVID-19 hap legjislaturën e 11-të

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.09.2025, 11:29

Seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë u hap në orën 10:00, më 12 shtator, me pjesëmarrjen e 140 deputetëve, prej të cilëve 72 janë të rinj. Partia Socialiste siguroi 83 mandate, ndërsa opozita dhe partitë e reja zunë pjesën tjetër të vendeve. Seanca konstituuese u hap nga deputeti i PS-së, Vasil Llajo.

Vasil Llajo, i zgjedhur deputet nga Saranda, është një emër i njohur për publikun përmes biznesit të tij në fushën e laboratorëve mjekësorë, veçanërisht gjatë pandemisë së Covid-19. Ai është pronari i “Intermedica”, një nga dy laboratorët e licensuar nga qeveria për kryerjen e testeve PCR gjatë COVID. Akuza të shumta janë ngritur për çmime të larta dhe fitime marramendëse në një periudhë paniku për qytetarët.

Nga gushti deri në nëntor 2020, “Intermedica” e Llajos aplikoi një çmim prej 95 euro për çdo tampon, shumë më i lartë se në vendet e tjera të rajonit dhe BE-së. Sipas raportimeve, laboratori i Llajos ka realizuar mbi 500 testime në ditë, duke arkëtuar miliona euro brenda pak muajsh. Vetëm pas reagimeve të forta publike, çmimi zbriti në 65 euro, ende i konsideruar abuziv në krahasim me standardet europiane.

Për ironi të fatit, një nga figurat më të përfolura për përfitime gjatë një fatkeqësie, sot kishte në dorë hapjen e një legjislature të re. A duhet të përfaqësohen qytetarët shqiptarë nga individë që kanë përfituar nga fatkeqësia e tyre? Apo është kjo pasqyra e vërtetë e moralit politik në vend?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit