Shtylla u la zhveshur nga OSHEE dhe Bashkia Durrës muajsh, dje vdiq një person

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.09.2025, 10:24

EKSKLUZIVE/ Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje Durrësin dhe është kaluar nga mediat dhe institucionet si diçka normale. Kjo është prova e gjallë që në këtë vend duhet të jemi të kujdesshëm çdo ditë për jetën tonë, pasi për shtetin jemi thjesht një më pak...

Një tragjedi në ndërgjegjen e bashkisë dhe OSHEE që u tentua të shitej si një vdekje normale në publik duke mos u bërë publike nga mediat.

44-vjeçari Fatbardh Kaloshi, baba i tre fëmijëbe humbi jetën tragjikisht pasi ra në kontakt me rrymën në një shtyllë elektrike të zhveshur prej muajsh teksa këmbët i kishtë të zhytura në ujin e shiut që mbuloi qytetin.

Banorët e zonës kanë raportuar për JOQ se prej të paktën disa javësh kishin njoftuar OSHEE për shtyllën elektrike me tela korrenti jashtë që përbënte rrezik serioz për kalimtarët dhe fëmijët.

Megjithatë, pavarësisht paralajmërimeve, as OSHEE me drejtues Enea Karakaçin, dhe as Emirjana Sako e Bashkisë Durrës nuk ndërhynë për të shmangur tragjedinë që mori një jetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit