Autobusi i linjës Tiranë-Athinë përplas motorin në aksin Rrogozhinë-Lushnje, vdes 72-vjeçari

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.09.2025, 09:02

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:25 në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë fshatit Konjat. Një 72-vjeçar, Qemal Krasniqi, ka humbur jetën pasi motori që ai drejtonte u përplas nga një autobus i linjës Tiranë-Athinë me targa greke. Përplasja ka rezultuar fatale për të moshuarin, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra.

Policia njoftoi se drejtuesi i autobusit, Hektor Lakuriqi, 50 vjeç, është arrestuar në flagrancë dhe ndodhet në paraburgim deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aksidenti ndodhi në segmentin rrugor “Rotondo e Çermës-Lushnjë”, dhe sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak ka qenë mungesa e ndriçimit në rrugë në momentin e përplasjes.

Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit të Lushnjes, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të dinamikës së aksidentit. Autoritetet i bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar gjatë orëve të natës dhe në rrugët me ndriçim të dobët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit