Nesër dhe pasnesër do të kryhet dezinsektim ajror në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.09.2025, 09:03

Në rajonin e qytetit të Shkupit në dy ditët e ardhshme do të realizohet dezinfektim ajror kundër formave të rritura të mushkonjave.

Siç kumtojnë nga qyteti Shkupit, dezinfektimi ajror kundër formave të rritura të mushkonjave do të realizohet në orët e hershme të mëngjesit më 12 dhe 13 shtator, ndërsa, nga 16 deri më 19 shtator, nga ora 22:00 deri në orën 3:00 të mëngjesit, do të zhvillohet dezinfektimi tokësor kundër formave të rritura të mushkonjave dhe larvave të mushkonjave.

“Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se më 12.09.2025 do të fillojë dezinfektimi ajror në zonën e Qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave, më 16.09.2025, dezinfektimi tokësor kundër formave të rritura të mushkonjave dhe larvave të mushkonjave, gjegjësisht: Dezinfektim ajror në zonën e Qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave, do të zhvillohet më 12.09.2025 (e premte) dhe më 13.09.2025 (e shtunë), në orët e hershme të mëngjesit. Dezinfektimi tokësor në zonën e Qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave dhe larvave të mushkonjave do të zhvillohet nga 16.09.2025 (e martë) deri më 19.06.2025 (e premte), në periudhën nga ora 22:00 deri në orën 03:00, të nesërmen”, qëndron në kumtesën.

Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, nga qytetit i Shkupit thonë se e njëjta do të kryhet ditën tjetër kur kushtet të jenë të favorshme, në të njejtën periudhë. Në kumtesën është theksuar se qytetit i Shkupit i njofton blegtorët që të ndërmarrin masa të nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit