Qytetari blen salçiçe “Wudy” për vajzën, tronditet kur gjen krimba

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 12.09.2025, 09:27

Një qytetar nga Tirana ka ngritur një denoncim serioz për sigurinë ushqimore, pasi pretendon se ka gjetur krimba të ngordhur brenda një pakoje salçiçesh “Wudy” kompanise se Sokol Meqemeja, të blera në supermarketin Big Market “Roi” në zonën e Filantos. Sipas tij, produkti ishte blerë për vajzën e tij, e cila refuzoi ta konsumonte për shkak të erës së keqe, çka çoi në zbulimin tronditës të krimbave brenda paketimit.

Qytetari shprehet se nuk është hera e parë që përballet me produkte me probleme në të njëjtin market, por kjo ngjarje ka qenë veçanërisht shqetësuese, duke ngritur dyshime të forta për mungesën e kontrollit cilësor dhe higjienik në pikën e shitjes. Ai thekson se rasti është një alarm serioz për konsumatorët, veçanërisht kur bëhet fjalë për ushqime të destinuara për fëmijë.

Ngjarja ngre pikëpyetje të mëdha mbi funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe kontrollin e tij në terren. Qytetari kërkon që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë menjëherë, të hetojnë rastin dhe të marrin masa për të garantuar sigurinë ushqimore, në mënyrë që të parandalohen situata të ngjashme që rrezikojnë shëndetin e publikut.

Në mesazhin e tij dërguar redaksisë, qytetari shkruan:

“Përshëndetje. Dje kam blerë te supermarket Big Market Roi në Filanto për t’ia dhënë gocës dhe ajo refuzoi t’i hante duke thënë që vinin erë të keqe. Kur e pashë, kishte krimba që kishin ngordhur. Nuk është hera e parë, më ka ndodhur me shumë produkte, por kjo është e tmerrshme. Tek i njëjti market.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit