Vrasja e Charlie Kirk ngjall teori konspirative në internet: Gestet e dy burrave para të shtënës nxisin dyshime

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.09.2025, 01:24

Vrasja e aktivistit konservator amerikan, Charlie Kirk, në një universitet të Utah të enjten, ka marrë një kthesë dramatike në rrjet, ku mijëra përdorues po analizojnë çdo sekondë të videove të qarkulluara.

Pamjet virale tregojnë dy burra që qëndronin pas Kirk pak çaste para se të dëgjohej krisma fatale. Njëri, i veshur me bluzë të bardhë dhe kapelë, shihet teksa prek kapelën, veshin dhe telefonin. Tjetri, që sipas disa përdoruesve është truproja i përhershëm i Kirk, duket se rregullon mëngën e këmishës dhe bën një gjest të vogël me dorë.

Vetëm pak sekonda më pas, një e shtënë me armë zjarri përshkoi çadrën ku ndodheshin afro 3 mijë persona. Kirk u godit në qafë dhe u rrëzua, ndërsa turma u përfshi nga paniku.

Disa përdorues pretendojnë se gjestet e dy burrave ishin “sinjale” për atentatorin. Komentet në rrjetet sociale janë të shumta: “Këta po japin shenja të qarta”, shkruan një përdorues, ndërsa të tjerë kërkuan që FBI të hetojë.

Spekulimet u nxitën edhe më shumë nga një kënd tjetër i videos, ku shihet burri me kapelë që bie menjëherë në tokë sapo dëgjohen të shtënat dhe më pas largohet. Për disa kjo duket si reagim i stërvitur.

Nga ana tjetër, shumë e konsiderojnë këtë teori të rrezikshme dhe pa baza. “Burri me të zezë ka qenë gjithmonë truproja i Charlie-t”, shkruan një përdorues. Një tjetër shton: “Edhe këta ishin në vijën e zjarrit”.

Aktualisht, autoritetet federale po fokusohen tek provat konkrete. FBI ka konfirmuar sekuestrimin e një pushke bolt-action, e dyshuar si arma e përdorur në sulm, por nuk ka komentuar mbi pretendimet për “sinjale të koduara”. Deri tani nuk është kryer asnjë arrestim.

Ndërsa Amerika është ende në zi, rrjeti vijon i ndarë mes atyre që kërkojnë kuptim në çdo gjest dhe atyre që shohin vetëm koincidencë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit