Furça e dhëmbëve tradhton shqiptarin në Angli: Ditën lavazhier, natën në “shtëpi bari”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.09.2025, 21:22

Një 32-vjeçar shqiptar në Angli është kapur nga policia si pjesë e një ferme kanabisi në Norfolk, falë… një furçe dhëmbësh.

Meardo Kokomani, i cili punonte ditën si lavazhier makinash në Kembrixh, u kap nga policia pranë një prone në Terrington St John, ku po kultivohej drogë. Në bastisjen e kryer në qershor 2023, oficerët gjetën vetëm dy bimë kanabisi, por edhe 110 fidanë dhe pajisje për kultivimin e tyre.

Hetimi mori drejtim vendimtar pasi ekspertët mjeko-ligjorë analizuan një furçë dhëmbësh të gjetur në pronë, e cila tregoi qartë se Kokomani kishte qëndruar aty. Përveç kësaj, atij iu gjetën edhe 605 paund cash.

Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Kurorës së Norwich, Kokomani pranoi akuzën për prodhim të kanabisit. Gjyqtari Shaw e dënoi me një urdhër dyvjeçar për punë në komunitet, ku përfshihet edhe 80 orë punë e papaguar.

Nga lavazhi i makinave te “shtëpia bari”, rasti i Kokomanit është shembulli tipik i mënyrës sesi policia britanike përdor edhe detajet më të vogla – në këtë rast një furçë dhëmbësh – për të zbuluar lidhjet e të pandehurve me veprimtari kriminale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit