Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një familjare, e cila kërkon mbështetjen e shqiptarëve për nënën e një vajze të vogël 4-vjeçare. Klesta Piranej, 34-vjeçe, është diagnostikuar me kancer të qafës së mitrës, në stadin e tretë, një fazë e avancuar dhe tepër e rëndë.
Ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve në një spital në Francë, por përballja me sëmundjen ka sjellë edhe një barrë të madhe financiare, pasi nuk mund të punojë më dhe të ardhurat i mungojnë për të përballuar shpenzimet e përditshme.
Në mesazhin e saj prekës, Klesta shkruan:
“Jam Klesta, 34 vjeçe, nënë e një mrekullie 4-vjeçare. Jam diagnostikuar me kancer stad i tretë me përhapje të jashtëzakonshme. Faleminderit Zotit jam nën kujdesin e mjekëve në Francë, por si rezultat i gjendjes aktuale nuk ndjek dot rutinën time duke përfshirë edhe punën. Rrjedhimisht mungojnë të ardhurat për faturat në fund të muajit. Prandaj po ju drejtohem… aq sa më shkruani duke më pyetur ‘si je?’, po mendojmë se po pimë një kafe bashkë e po flasim.”
Për të përballuar trajtimet dhe shpenzimet e jetesës, është hapur një GoFundMe, ku secili mund të kontribuojë sipas mundësive, për t’i dhënë shpresë Klestës dhe për të mos e lënë vajzën e saj të vogël pa nënë.