Në Golem pushuesit lahen mes ujërave të zeza

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.09.2025, 21:15

Edhe pse kalendari ka hyrë në shtator, sezoni turistik bregdetar ende nuk është mbyllur pasi shumë qytetarë vazhdojnë të zgjedhin plazhin, sidomos gjatë fundjavave.

Megjithatë higjiena mbetet një problem serioz! Në zonën e Golemit, pushuesit përballen me një situatë shqetësuese, pasi ujërat e zeza të hoteleve derdhen drejtpërdrejt në det, pa asnjë filtër apo masë mbrojtëse.

Një pushuese ka mbetur e shokuar nga kjo situatë, dhe ka dërguar këto pamje duke shkruar: “Përshëndetje JOQ! Një tmerr i vërtetë të jesh prezent kur fillon shkarkimi i ujërave të zeza në mes të turistëve dhe në mes të hoteleve. Një erë e tmerrshme që kundërmon të gjithë vendin. Në Golem sot rreth orës 17:30, është dhe me pamje. Zona ishte plot me pushues.”

Pamjet flasin vetë, turistët janë të detyruar të pushojnë mes ujërave të ndotura, duke u përballur me kushte aspak të denja për një destinacion turistik.

Nëse nuk merren masa urgjente për të ndaluar këtë praktikë, rreziku është i qartë, pushuesit do të largohen dhe plazhe të tilla shumë shpejt mund të mbeten krejtësisht të braktisura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit