Apel për ndihmë: “Nuk dua asgjë më shumë, përveç këtyre ilaçeve për nënën time të sëmurë”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.09.2025, 20:12

Një qytetar nga Divjaka i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një apel prekës për ndihmë. Ai tregon se ndodhet në gjendje të vështirë financiare dhe nuk ka mundësi t’i blejë ilaçet e nevojshme për nënën e tij të sëmurë.

Sipas qytetarit, para disa ditësh e ëma ka humbur ndjenjat dhe ka pësuar një rënie, ndërsa aktualisht gjendja e saj është më e stabilizuar, por i nevojiten me urgjencë ilaçet për trajtimin e saj.

Ilaçet që i duhen janë si më poshtë:

  • Brainil
  • Betaserc 24 mg
  • Demax 10 mg
  • Levogenix (Lansoprazolo 30 mg)

“Ju lutem nga zemra, nuk dua asgjë më shumë përveç këtyre ilaçeve për nënën time,” shprehet ai.

Përditësim: Pas publikimit në JOQ Albania, qytetarët u solidarizuan menjëherë duke i ardhur në ndihmë djalit. Falë kontributit të tyre, ai ka arritur të sigurojë ilaçet e nevojshme për nënën e tij të sëmurë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit