Serbia trembet nga huliganët e saj, kërkesë UEFA-s që ndeshja me Shqipërinë të mbahet në një satdium më të vogël

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.09.2025, 18:26

Ekipi kombëtar i Serbisë ka pësuar një humbje të rëndë në kualifikueset e Kupës së Botës, duke u mundur në Beograd nga Anglia me rezultatin e thellë 5:0. Pas këtij dështimi, serbët do të përballen me Shqipërinë në një ndeshje vendimtare për vendin e dytë në grup, i cili garanton edhe kualifikimin në finalet e Botërorit.

Takimi mes dy kombëtareve do të zhvillohet pas një muaji dhe fillimisht ishte planifikuar të luhej në stadiumin “Rajko Mitić” në kryeqytetin serb. Por, Federata e Futbollit të Serbisë njofton se po shqyrtohet mundësia e ndryshimit të vendndodhjes, duke e zhvendosur sfidën në stadiumin e Leskovcit.

“Tani sfida tjetër është vetëm pas tre javësh, të paktën atëherë fillon grumbullimi për ndeshjen më të rëndësishme në kualifikuese, për ndeshjen me Shqipërinë, e cila do të vendosë drejtpërdrejt se kush do të shkojë në playoff për Kupën e Botës“, – tha për agjencinë Tanjug sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Branko Radujko.

Ai shtoi se dëshira e FFS është që dueli me Shqipërinë të zhvillohet në Leskovc: “Po punojmë intensivisht për të marrë miratimin për ndryshimin e vendndodhjes për atë ndeshje, Leskovci është një mjedis ku kombëtarja është përgatitur gjithmonë në qetësi, ku është pritur me mbështetje të pakursyer në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive dhe ku ka regjistruar disa rezultate shumë të rëndësishme pozitive. Kam besim se do të luajmë atje, në Leskovc.”

Ndryshe nga stadiumi “Rajko Mitić” (Marakana) që ka një kapacitet prej rreth 52 mijë vendesh, “Doçica” në Leskovc është një impiant shumë më i vogël, me vetëm 8 mijë vende.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit