Parlamenti Europian refuzon të mbajë një minutë heshtje për Charlie Kirk, protestojnë Eurodeputetët

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.09.2025, 18:14

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ka refuzuar kërkesën për të mbajtur një minutë heshtje në nder të aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk, i vrarë të mërkurën gjatë një fjalimi në Universitetin e Utah.

Propozimi u paraqit nga eurodeputeti konservator Charlie Weimers (ECR), i cili e cilësoi si një gjest simbolik në mbrojtje të lirisë së fjalës. Por Metsola e hodhi poshtë, duke theksuar se minuta të tilla heshtjeje shpallen vetëm në fillim të seancave plenare dhe vetëm me kërkesë zyrtare nga grupet politike.

Weimers tentoi të shfrytëzonte kohën e tij për të mbajtur një homazh në heshtje, por nënkryetarja Katarina Barley e ndërpreu, duke shkaktuar protesta nga eurodeputetët e djathtë që goditën karriget dhe brohoritën.

Ky vendim u përshëndet me duartrokitje nga deputetët e qendrës së majtë dhe liberalët, ndërsa grupet e tjera theksuan se përgjegjësia i takonte Presidencës së Parlamentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit