Makinat e parkuara te vizat e bardha, banorët s’kanë ku kalojnë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.09.2025, 17:53

Banorët e zonës së “Pallateve Çabej” janë përballur prej kohësh me një situatë të përsëritur e cila po ua bën të vështirë jetën e përditshme. Automjetet e parkuara pa kriter mbi vizat e bardha kanë bllokuar plotësisht kalimin e këmbësorëve.

Sipas denoncimit të ardhur pranë redaksisë, çdo ditë skena është e njëjtë: makinat pushtojnë hapësirën e shënuar për kalim, duke detyruar qytetarët të ecin në mes të rrugës, mes rrezikut të përplasjeve me mjetet në qarkullim.

Ndërkohë, qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse, pasi sipas tyre kjo gjendje është kthyer në problem të përhershëm dhe rrezik për fëmijët, të moshuarit dhe këdo që përdor vijat e bardha për të kaluar.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje, kemi rënë në hall me këto makina, nuk kalojmë dot rrugën i kanë bllokuar vizat e bardha. Çdo ditë e njëjta situatë te “Pallatet Çabej”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit