Pas vrasjes së ukrainases në tren dhe aktivistit konservator Charlie Kirk në një aktivitet publik në Utah, janë shtuar shqetësimet për sigurinë në Shtetet e Bashkuara, vend që do të presë Kupën e Botës verën e ardhshme, së bashku me Kanadanë dhe Meksikën.
Kirk, një figurë e njohur e lëvizjes konservatore "MAGA", u qëllua për vdekje në skenë ndërsa po fliste në një event në Universitetin e Luginës së Utah-ut, të mërkurën. Ai u godit në qafë nga një plumb dhe ndërroi jetë pak më vonë në spital.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ku shumë tifozë futbolli po kërkojnë që FIFA të rishqyrtojë dhënien e së drejtës për organizimin e Botërorit SHBA-së.
"Me të shtënat dhe vrasjen e Charlie Kirk, Amerika nuk duhet të lejohet nga FIFA të bashkë-organizojë Kupën e Botës", shkroi një përdorues në platformën X.
Një tjetër shtoi: "Si mund të mbahet Kupa e Botës në një vend të pasigurt pas skenave të vrasjes së Charlie Kirk?"
"Kupa e Botës nuk mund të zhvillohet në Amerikë, për sigurinë e të gjithëve", shtoi dikush tjetër.
Një tjetër tha: “Pasi pashë videon e Charlie Kirk, nuk mendoj se organizimi i Kupës së Botës në Amerikë është një ide e mirë dhe e mençur.”
Deri tani, FIFA nuk ka dhënë ndonjë sinjal për tërheqje nga organizimi, por ngjarja ka ndezur debat për nivelin e sigurisë që mund të ofrohet gjatë një eventi kaq të madh ndërkombëtar në SHBA. Kupa e Botës do të fillojë më 11 qershor, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në SHBA të nesërmen në Los Angeles.