Një përdoruese e miellit të markës “Prima” ka përjetuar një surprizë të pakëndshme: gjatë sitjes së miellit, brenda produktit u shfaqën krimba dhe insekte. Një rast që trondit konsumatorët, sidomos duke marrë parasysh se i njëjti miell përdoret gjerësisht në makarona, furra dhe gatime të ndryshme.
Përtej zhgënjimit të konsumatorit, ky episod hedh dritë mbi dështimin e autoriteteve që duhet të sigurojnë sigurinë ushqimore. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, përgjegjës për kontrollin e cilësisë së produkteve në treg, duket se ka “fjetur” në detyrë, duke lejuar qarkullimin e një produkti të papranueshëm për konsum.
Ky rast duhet të shërbejë si alarm: jo vetëm për kompanitë, por edhe për ata që mbikëqyrin industrinë ushqimore. Kur produktet e kontaminuara arrijnë te tavolina e qytetarëve, faji nuk bie vetëm mbi prodhuesin, por edhe mbi institucionet që nuk bëjnë detyrën e tyre.
Denoncimi i qytetarit:
Përshëndetje, si jeni? Jam përdoruese që pë një kohë të gjatë e miellit 'Prima' por si sot asnjëherë s'më kishte ndodhur, tek sitja miellin më doli me krimba dhe insekte, mirë miellin por ta mendosh që edhe makaronat bëhen me këtë miellin dhe nuk sitet dhe në furra dhe kudo.